×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicerani dënohet sepse i ndihmoi “kosovares së përdhunuar” të qëndronte në Zvicër

    Insajderi
    21 February 2017 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një mbikëqyrës i kantonit të shërbimit social në Brug të Zvicrës u shpall fajtor pasi kishte paralajmëruar një grua kosovare që do ta kthenin në Kosovë.

    Mbikëqyrësi, në një mëngjes të hershëm në verë të viti 2015 shkon te dhoma e kosovares dhe vajzës së saj të vogël dhe u thotë: “Duhet ti paketosh gjërat. Sot do të të kthejnë në Prishtinë.”

    Mbikëqyrësi ishte i brengosur për kosovaren dhe fëmijën e saj. Dëshironte të ishte aty kur do ndodhte largimi dhe transportimi i saj për në Kosovë.

    Kosovarja e merr informacionin nga mbikëqyrësi zviceran. Ajo vishet, paketon gjërat e saj dhe i ikë policisë, raporton faqja gjermane Aargauer Zeitung.

    Mbikëqyrësi i kosovares, i cili me profesion ishte fizikant, kishte lexuar në dosjen e saj që ajo ishte përdhunuar në Kosovë, përcjell Insajderi.

    Nga përdhunimi kishte lindur vajza e saj, dhe pasi një fëmijë jashtëmartesor në Kosovë shihet si turp, familja e saj e kishte braktisur. Ndërsa përdhunuesi i saj e kishte kërcënuar që nëse ajo paraqet akuzë në polici ndaj tij, ose i tregon ndokujt për përdhunimin, ai do ta vriste.

    Mbikëqyrësi para gjykatësit në gjyq në lidhje me veprimet e tij thotë: “Kisha një konflikt masiv në ndërgjegje.”

    Ai e dinte që vepra e tij ishte e jashtëligjshme, por ai donte ta ruante gruan dhe fëmijën e saj.

    “Në Kosovë ajo do ishte e rrezikuar nga babai i fëmijës së saj,” thotë ai.

    Gruaja nga Kosova, në Zvicër kishte vizituar një psikolog pasi ishte e traumatizuar. Mbikëqyrësi nuk kishte mundur asnjëherë të fliste me të lidhje me përjetimet e saj, ai vetëm kishte kryer punën e tij duke i paguar vizitat mjekësore, e gjithashtu i kishte mësuar gjuhën gjermane.

    Pasi kosovarja kishte ikur nga strehimorja, ajo ishte takuar disa herë me ish-mbikëqyrësin e saj për të pirë kafe. Ndërkohë ajo kishte qenë edhe në Kosovë, por atje ishte ndier e pasigurt e prandaj ishte kthyer prapë në Zvicër.

    Me kohë duke u shpeshtuar takimet kosovarja dhe ish-mbikëqyrësi i saj ishin dashuruar dhe pastaj janë martuar në shkurt të këtij viti. E tani ata jetojnë së bashku.

    Edhe pse në sy të trupit gjykues mbikëqyrësi nuk shihej si kriminel, ai u shpall fajtor pasi kishte shkelur rregullat e ministrisë e gjithashtu kishte promovuar qëndrim ilegal. Ai u dënua me një gjobë 270 ditore me nga 3500 franga. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark