×
  • Sport
  • Sport

    Zvicrës i mungon sulmuesi kryesor ndaj Shqipërisë

    Insajderi
    29 May 2016 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra rrezikon të mbetet pa sulmues për sfidën e parë të Europianit ndaj Shqipërisë. Pas Breel Embolo dhe Eren Derdiyok të cilët rrezikojnë të mungojnë për arsye dëmtimi, helvetikët mund të mbesin edhe pa Haris Seferovic.

    Sulmuesi i Eintrachtit të Frankfurtit mund të pezullohet nga UEFA me 2 ose 3 ndeshje. Arsye për këtë është gjuha fyese që bomberi përdori ndaj gjyqtarit kryesor të miqësorës Zvicër-Belgjikë, për çka edhe u ndëshkua me karton të kuq.

    Lajmi u dha nga vet trajneri i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic, i cili edhe e pranoi se e ka vënë në pozita shumë të vështira, shkruan Tch.

    “Gjithçka do të varet nga raporti i gjyqtarit por Seferovic rrezikon pezullimin. Nëse kjo gjë ndodhë atëherë ai do të humbasë miqësoren ndaj Moldavisë dhe ndeshjen e parë të grupit ndaj Shqipërisë, por rrezikon të mos jetë as ndaj Rumanisë”, u shpreh trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, duke kritikuar në një farë mënyre futbollistin e tij. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark