Zvogëlohet ‘Loro Boriçi’ – nuk do t’i ketë 17.500 ulëse – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zvogëlohet ‘Loro Boriçi’ – nuk do t’i ketë 17.500 ulëse

    Insajderi
    05 July 2016 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër ishte premtuar që do t’i ketë 20 mijë ulëse, por zyrtarisht ky numër u ul dhe u premtua që do të kishte 17500 të tilla për spektatorët, pa llogaritur tribunën e mediave.

    “Panorama Sport” ka mësuar se numri ekzakt i vendeve në dispozicion të sportdashësve për të ndjekur një ndeshje në këtë impiant është 15919 stola.

    Në krahasim me premtimin zyrtar të dhënë nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, impianti është zvogëluar me 1581 ndenjëse.

    Nga përfundimi i punimeve me tribunat, është vënë re një “avullim” i më shumë se 1500 ndenjëseve, që nga premtimi i bërë nga drejtuesit e lartë të institucionit të futbollit në vend.

    Momentalisht, ky impiant është duke përmbushur edhe detyrat e fundit që nevojiten për licencimin e tij nga UEFA dhe FIFA, në mënyrë që ky stadium të jetë i gatshëm për të pritur një takim ndërkombëtar.

    I radhës për Kombëtaren është sfida e parë e eliminatoreve për në “Rusi 2018”. Më 5 shtator, kuqezinjtë do të presin Maqedoninë dhe deri në atë datë, ky impiant do të jetë plotësisht gati për zhvillimin e këtij takimi. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark