×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyberaj i AKR-së paraqet dëshmi për vjedhje të votave, kërkon rinumërim

    Insajderi
    07 March 2021 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jetlir Zyberaj i AKR-së, ka thënë se rinumërimi i plotë i votave është i nevojshëm.

    Ai ka thënë se ka ekzistuar plani për t’ia vjedhur votat kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe po ashtu vet atij. 

    Hulumtimi i Gazetës Insajderi

    Zyberaj ishte kandidat për deputet, ndërsa AKR-ja garoi me listë të përbashkët zgjedhore me LDK-në.

    Zyberaj ka thënë se ka informacione të cilat do t’i adresojë në Prokurori.

    Ai ka postuar në Facebook foto, që thotë se janë dëshmi të vjedhjes së votave.

    “Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezantuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do t’i adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave. Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor. Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat. Rinumërimi i plotë do t’i nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

    Krejt këto reagime vijnë pas publikimit të një video-incizim nga Gazeta Insajderi, ku zbulon bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, për përfshirjen e tij në një skandal të madh të manipulimit të votave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark