×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Ballkani prezanton futbollistin brazilian

    Insajderi
    23 June 2022 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e Ballkanit ka bërë sot prezantimin e futbollistit brazilian Lucas Cardoso.

    Sulmuesi i bashkohet skuadrës suharekase me synime për të arritur rezultate sa më të mira në arenën ndërkombëtare, por sigurisht edhe për të luftuar për titullin e kampionit në edicionin e ri.

    Cardoso së fundmi ishte pjesë e skuadrës Qyzljar.

    Postimi i plotë i FC Ballkanit:

    𝗪𝗘𝗟𝗖𝗢𝗠𝗘 𝗟𝗨𝗖𝗔𝗦 𝗖𝗔𝗥𝗗𝗢𝗦𝗢 

     Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi 𝗟𝘂𝗰𝗮𝘀 𝗖𝗮𝗿𝗱𝗼𝘀𝗼 është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

    Sulmuesi Brazilian ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

     Në të shkuarën, 𝗖𝗮𝗿𝗱𝗼𝘀𝗼 ka luajtur me ekipe si 𝗙𝗖 𝗗𝗿𝗶𝘁𝗮 , 𝗙𝗞 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘇𝗮𝗻𝗶 , 𝗕𝗲𝘀𝗮 𝗞𝗮𝘃𝗮𝗷𝗲𝘀 , si dhe së fundmi ishte pjesë e 𝗤𝘆𝘇𝗹𝗷𝗮𝗿.

     Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me ngjyrat e klubit tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark