×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Bekim Balaj transferohet tek skuadra e njohur shqiptare

    Insajderi
    14 January 2023 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj ka nënshkruar me Vllazninë e Shkodrës.

    Vllaznia fitoi duelin me Tiranën për shërbimet e sulmuesit 32-vjeçar dhe e bindën ta rikthejnë në “Loro Boriçi”.

    Lajmin e bëri të ditur vetë Vllaznia, që njoftoi se palët kanë arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa Balaj ka pozuar edhe me fanellën kuqeblu, të cilën e vesh sërish pas plot 12 vitesh e gjysmë, që kur u largua në verën e vitit 2010, shkruan telegrafi.

    Sulmuesi menjëherë pasi prishi kontratën me klubin turk të Keciorengucu, zgjodhi Shkodrën për të luajtur vitet e fundit të karrierës.

    Sulmuesi 32-vjeçar është rritur te Vllaznia, por ka luajtur vetëm një sezon me kuqeblutë, në periudhën 2009-2010, kur edhe ka shënuar 17 gola në 38 ndeshje, aq sa i mjaftuan për të kaluar te Genclerbirligi në Turqi.

    Një rikthim i Balajt rrite edhe më shumë entuziazmin te Vllaznia, që këtë sezon me Mirel Josën si trajner, synon të kthejë në Shkodër edhe titullin kampion.

    Vllaznia ku luajnë edhe treshja Liridon Latifi, Lorik Boshnjaku dhe Esat Mala, aktualisht ka 25 pikë, katër më pak se Partizani kryesues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark