×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Bellingham ‘galaktiku’ më i ri i Real Madridit

    Insajderi
    07 June 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jude Bellingham është goditja e parë në merkaton e kësaj vere e Real Madrid. Gjiganti spanjoll ka arritur akordin për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese për shifrën e 103 milionë eurove. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman, që bën me dije edhe disa prej detaje në marrëveshjen mes palëve.

    Vlera e shitjes së Bellingham nuk do të ndalet këtu, pasi verdhezinjtë do të përfitojnë edhe 30% të kësaj shifre, rreth 30 milionë euro të tjera në bazë të paraqitjeve dhe suksesit sportiv që do të arrijë Real Madrid në të ardhmen. 19-vjeçari do jetë një vlerë e shtuar në radhët e spanjollëve, të goditur fort pas largimeve në repartin e avancuar të Karim Benzema, Hazard, Asensio dhe Diaz.

    Ish-lojtari i Birmingham do të prezantohet me ngjyrat “Merengues” në ditët e ardhshme, ku do të hedh edhe firmën në kontratën që do zgjas deri në verën e vitit 2029. Nga kjo kontratë, britaniku do të fitojë mes 10 e 12 milionë euro në sezon. Për të arritur tek shërbimet e tij, Real Madrid kishte një garë të fortë kryesisht me klubet angleze. Tashmë ai do të vihet në dispozicion të Carlo Ancelottit, për të formuar një mesfushë të frikshme dhe me plot talent, e ku do duelojë për fanellë titullari më të rinjtë Camavinga, Tchouameni dhe Federico Valverde.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark