FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit shqiptar, Besir Ramadani, shkruan Insajderi.
Gazeta online “Insajderi” ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht për transferimin e Ramadanit në klubin prishtinas.
Mbrojtësi shqiptar, 22-vjeçari, nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”.
Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.
Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.
Po ashtu, Ramadani është edhe reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshën U-21. /Insajderi/