×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Borussia Dortmund kundër Superligës Evropiane

    Insajderi
    19 April 2021 - 11:22

    Borussia Dortmund ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet Superligës Evropiane dhe se është kundër saj. Dortmund nëpërmjet një komunikate për shtyp ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet Superligës Evropiane, raporton Insporti.com.

    Drejtori Ekzekutiv i klubit, Hans-Joachim Watzke ka deklaruar se Dortmund ka refuzuar planet për krijimin e një Superlige Evropiane.

    “Klubi dëshiron që t’i implementojë reformat e planifikuara të Ligës së Kampionëve. Planet për krijimin e Superligës janë refuzuar”.

    Ky vendim i klubit gjerman është një goditje ndaj 12 klubeve evropiane, të cilat ia janë bashkuar Superligës.

    Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar nga gazeta spanjolle “El Mundo” se Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe PSG do t’i bashkohen, por tashmë edhe zyrtarisht Dortmund nuk do të jetë pjesë e saj.

    Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA ka marrë një goditje të fortë.

    Mbrëmë është publikuar edhe dokumenti zyrtar i cili shpjegon formatin e Superligës dhe 12 klubet pjesëmarrëse.

    Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, FC Barcelona, Real Madrid, Atlético Madrid, Inter Milan, AC Milan dhe Juventus, janë klubet të cilat kanë krijuar Superligën Evropiane.

    Megjithatë, krijimi i kësaj Superlige Evropiane është kundërshtuar njëzëri nga FIFA, UEFA dhe ligat e mëdha evropiane, duke i kërcënuar me përjashtim nga të gjitha garat.

    Madje, UEFA ka njoftuar se të gjithë futbollistët të cilët marrin pjesë në këtë ligë nuk do të munden të përfaqësojnë më vendin e tyre. /Insporti.com/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark