×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Inter Turku – Drita

    Insajderi
    21 June 2022 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drita do të marrë pjesë edhe sivjet në garat evropiane.

    Skuadra nga Anamorava do të paraqitet në Ligën e Konferencës.

    Në rundin e parë eliminator, Drita do të ketë punë me klubin e njohur finlandez, Inter Turku.

    Ndeshja e parë luhet më 6 korrik në Turku, kurse e kthimit pas një jave.

    Tashmë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes në fjalë.

    Çeku Jan Petrik do ta thotë fjalën kryesore në këtë ndeshje.

    Ai do të asistohet nga Kamil Hajek dhe Matej Vlcek, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Jan Moachalek.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark