×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Ernest Gjoka dhe KF Shkëndija ndajnë rrugët

    Insajderi
    30 July 2021 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi nga Maqendonia e Veriut, KF Shëndija, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka, pas eliminimit nga kualifikimet e UEFA Conference Ligës.

    Shkëndija u mposht nga skuadra e Letonisë, Riga FC, në shtëpi me rezultat 0-1 dhe me sa duket ky rezultat ka ndikuar në këtë vendim.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.

    Klubi dhe trajneri tiranas këtë vendim e ka marrë me marrëveshje të dyanshme.

    51-vjeçari ishte pjesë e klubit që nga viti 2019.

    Në të kaluarën Gjoka ka menaxhuar këto skuadra si: Flamurtarin, Kukësin, Vllaznimin, Apolonin, Tomorin, Kamzën dhe së fundmi Shkëndijën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark