Klubi i Ferizajt vazhdon ta kompletojë skuadrën për edicionin e ri në Superligë.
Ferizajasit sot kanë zyrtarizar mbrojtësin Gentian Emini i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ulpianës.
Njoftimi i plotë:
“Klubi ynë me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Ferizajt, që klubi ynë ka përmbyllur me suksese marrëveshjen me mbrojtësin Gentian Emini.
Emini në sezonin e fundit ishte pjesë e KF Ulpianes nga Lipijani, ku pati paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës ne futboll.
Mbrojtësi 24 vjeçar do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës tonë në fazën e mbrojtjës.
Klubi jonë i uronë shumë suksese Gentianit në synimet e tona.
Na priftë e mbara.
Presidenti i klubit.
Lulzim Abazi”.