Gjilani e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për afatin kalimtar veror.
Klubi gjilanas ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Besart Krivanjevës.
26-vjeçari vjen nga Egnatia, derisa më parë ka luajtur te Shkupi dhe Metalburgu.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.