Klubi i Gjilanit ka ndërprerë bashkëpunimin me 8 futbollistë, transmeton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi gjilanas me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
Bëhet e ditur se futbollistët që janë larguar janë; Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari.
“Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari” – shkruhet në njoftimin e klubit.
Më poshtë komunikata e plotë:
“Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari.
Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive.
Zyra për shyp
02 Korrik, 2022