×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtare: Greqia do ta mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën

    Insajderi
    30 September 2022 - 16:23

    Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që janë jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm, në zona Shengen.

    Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.

    Ndonëse, nuk e njeh Kosovën, shteti i Greqisë do të mbështes liberalizimin e vizave për kosovarët nëse kalon në Komision Evropian.

    Kështu ka konfirmuar për Gazeta Insajderi, zyra e Greqisë në Kosovë.

    “Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur në liberalizimin e vizave për kosovarët”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Insajderit.

    Më pas më 2018, Komisioni Evropian pati konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.

    Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark