Trajneri aktual i Bayernit, Pep Guardiola, nga sezoni i ardhshëm do ta drejtojë skuadrën angleze Manchester City.
Tekniku katalanas ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën e ’qytetarëve’.
Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klubit anglez, që kanë njoftuar se Guardiola do të drejtojë këtë skuadër deri në vitin 2020.
Guardiola ka kontratë me Bayernin deri në fund të këtij sezoni, por kohë më parë kishte paralajmëruar që ky do të ishte sezoni i tij i fundit në Mynih që në muajin dhjetor.
Gjatë kohës sa ka drejtuar Bayernin, Guardiola ka arritur të fitojë disa trofe në Gjermani, por suksesin e njëjtë nuk e ka treguar edhe në Ligën e Kampionëve.
Guardiola njihet për taktikat e tij sulmuese dhe pritet të përshtatet mirë me ekipin anglez.