×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ish-ylli i Realit prezantohet te Sampdoria

    Insajderi
    10 February 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra italiane, Sampdoria e ka bërë zyrtare sot transferimin e ish-yllit të Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, Jese Rodriguez.

    Sulmuesi spanjoll iu nënshtrua testeve mjekësore dje, kurse sot klubi konfirmoi transferimin e tij në formën e lojtarit të lirë përmes një komunikate në faqen zyrtare.

    29-vjeçari ndërpreu kontratën e tij me skuadrën turke Ankaragucu këtë janar.

    Jese ka nënshkruar kontratën e tij me Sampdorian e cila do ta mbajë atë në “Stadio Ferraris” deri në fund të sezonit aktual. Spanjoll ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Realin, ndërsa regjistroi 18 gola në 94 paraqitje për gjigantin e La Ligas.

    Po ashtu, ai ka luajtur edhe PSG-në, tek e cila shënoi vetëm dy gola në 18 ndeshje.

    Sampdoria po kalon kohë të vështirë këtë sezon në Serie A, ku renditet në vendin e 19 në tabelë me 10 pikë të arkëtuara përgjatë 21 ndeshjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark