×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Januzaj largohet nga Sociedad – ende nuk dihet për klubin e ri

    Insajderi
    23 May 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Sociedadi ka konfirmuar se Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e tyre për edicionin 2022/23.

    Klubi spanjoll përmes një komunikate për media bëri të ditur po ashtu se edhe Nacho Monreal është larguar.

    “Real Sociedad njofton se Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal nuk do të vazhdojnë në klub për sezonin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.

    “Lojtari belg erdhi te Reali në vitin 2017 dhe ka luajtur gjithsej 167 ndeshje, duke shënuar 23 gola. Kampioni i Kupës së Mbretit, Januzaj ka marrë pjesë në tre edicione të Ligës së Evropës me fanellën e ‘txuri urdin’”.

    “Klubi falënderon Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal për angazhimin, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre gjatë qëndrimit të tyre me ne, ndërsa u uron atyre më të mirat për të ardhmen e tyre personale dhe profesionale”, përfundon njoftimi i tyre.

    Januzaj kishte kontratë me Sociedadin deri më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa në ditët në vijim pritet të konfirmohet e ardhmja e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark