Klubi i femrave i Milanit ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me futbollisten nga Kosova, Kosovare Asllani.
Kosovare Asllani ka vazhduar karrierën përsëri në nivele të larta, duke zgjedhur përsëri një klub të madh.
Pasi bëri karriere të bujshme për disa vite me Real Madridit, Asllani tashmë ka nënshkruar me klubin e Milanit.
Është vet klubi italian që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale nënshkrimin e tyre me sulmuesen nga Kosova, e cila luan për kombëtaren e Suedisë.
Asllani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga San Siro, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka lidhur një marrëveshje për të drejtën e paraqitjes sportive të lojtares Kosovare Asllani, duke filluar nga sezoni 2022/2023”.
“Sulmuesja e kombëtares suedeze, e cili në karrierën e saj ka luajtur mes skuadrave të tjera në Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftim.