Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndaj Spanjës takimin e dytë të grupit B, në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, raporton Insporti.
“Dardanët” vinë pas një humbje 3-0 në shtëpi nga Suedia, teksa do synojnë të bëjnë më mirë përball “Stuhisë së Kuqe”, në takimin që zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.
Në portë titullar është Samir Ujkanit, ndërkohë në sulm trajneri Bernard Challandes ka preferuar që të luaj me emra si Milot Rashica, Bersant Celina dhe Vedat Muriqi.
Ibrahim Dresheviq rikthehet pas suspendimit, teksa Valon Berisha mungon për shkak të lëndimit.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Hadërgjonaj, Halimi, Kryeziu, Kololli, Celina, Rashica, Celina, Muriqi