×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE/ Mërgim Berisha merr ftesën për të përfaqësuar Gjermaninë!

    Insajderi
    17 March 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mërgim Berisha do të përfaqësojë Gjermaninë në futbollin ndërkombëtar edhe zyrtarisht, pasi sot është thirrur nga trajneri Hansi Flick për ndeshjet e marsit. Berisha, i lindur në Bavari nga prindër shqiptarë të Suharekës, për shumë vite në pritje të një ftese nga kombëtarja e Gjermanisë.

    Dhe dëshira e tij u plotësuar të premten kur Flick e përfshiu atë në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore të Gjermanisë në muajin mars. ‘Panzerat’ do të përballet me Perunë më 25 mars në miqësoren e parë, e pastaj me Belgjikën më 28 mars në miqësoren e dytë.

    Berisha, i huazuar në Augsburg nga klubi turk për këtë sezon, është duke shkëlqyer me tetë gola dhe katër asiste në Bundesligë.

    Në një intervistë për “Br24sport” para dy javëve, Berisha sërish e pranoi se ishte duke e pritur Gjermaninë, pavarësisht se ishte dëshpëruar që nuk ishte thirrur për Kupën e Botës 2022 në Katar.

    “Nuk do ta kisha probleme ta shtyjë datën (e dasmës)”,- tha Berisha duke qeshur, pasi ai u pyet lidhur me një ftesë të mundshme nga Hansi Flick për Kampionatin Evropian verën e ardhshme.

    Futbollisti kosovar 24-vjeçar, Mërgim Berisha, ka qenë pjesë e Gjermanisë U-21, ku ka bërë 13 ndeshje dhe shënuar një gol. Ai nuk ka luajtur më me një fanelë gjermane që kur u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar.

    ZYRTARE/ Mërgim Berisha merr ftesën për t’u bërë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark