10:37 - 02 Mars 2022

Qeveria e Kosovës të marten ka hapur “fondin e Sigurisë”, me qëllim të mbledhjes së fondeve për ushtrinë e Kosovës dhe blerjen e armatimit, pas situatës së krijuar në Ukrainë ku Rusia ka nisur sulmet për pushtimin e saj.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot njoftoi zyrtarisht se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.

“Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Llogaria siç njofton MF, do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim: