Zyrtare: Naser Aliji me skuadër të re – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Naser Aliji me skuadër të re

    Insajderi
    01 July 2016 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i Kaiserslautern ka zyrtarizuar sot pasdite marrëveshjen me Naser Alijin, duke nënshkruar deri në qershorin e vitit 2019 me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.

    Drejtori sportiv i Kaizerslauternit, Uve Stover,  duket se pret shumë nga futbollisti shqiptar, i cili parashikohet ta nisë sezonin si titullar në klubin e Bundesligës 2.

    “Me Naser Alijin, ne kemi siguruar një mbrojtës të majtë shumë të mirë, i cili pavarësisht moshës së re, ka arritur të përfitojë shumë eksperiencë në kampionatin zviceran, kombëtaret e moshave të Zvicrës e së fundmi me përfaqësuesen shqiptare. ”

    “Ai do të na sjellë këtu mentalitetin që i nevojitet skuadrës”, theksoi Stover për 22 vjeçarin në një prononcim të shkurtër për faqen e klubit gjerman pas firmës në kontratë. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark