Tashmë është bërë zyrtare, Neymar nënshkruan kontratë të re me PSG, raporton Insporti.
Neymar Jr. ka nënshkruar kontratë të re me klubin francez, PSG, e cila do ta mbajë në Paris deri në verën e vitit 2026.
Tashmë janë bërë publike edhe detajet nga kontrata e brazilianit, ku ai parashihet t’i merr rreth 30 milionë euro në vit me Parisin.
29 vjeçari bonuse të mëdha do të marrë bonuse të tjera në qoftë se klubi fiton trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Jam shumë i gëzuar që po vazhdoj aventurën time tek PSG, duke qenë se jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari e madhe për mua të jem pjesë e këtij ekipi. Jam rritur si person dhe si lojtar në këtë ambient, ndaj jam i lumtur që vazhdoj dhe shpresoj që të fitojë shumë trofe” – deklaro ai.