Kjo u konfirmua gjatë kësaj fundjave pas takimit që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli e patën në Barcelonë me lojtarin.
Lajmin e ka bërë të ditur FBK-ja përmes faqes zyrtare.
Belegu dhe Bilalli ishin mysafirë të kryetarit të FC Barcelona-s Josep Maria Bartomeu në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Ligës ACB ndërmjet Barcelona-s dhe Real Madrid-it. Në takim me Doellman-in, Belegu dhe Bilalli i shpjeguan në detaje lojtarit për planet e Kombëtares së Kosovës, rëndësinë e paraqitjes së parë të Kosovës në gara të FIBA-s dhe ambiciet për të ardhmen, transmeton Koha.net.
“Emrin e lojtarit ose lojtarëve që do ti natyralizojmë i kemi mbajtur sekret, pikërisht për shkak se ka më shumë se një muaj që po negociojmë me lojtarë evropianë të nivelit më të lartë dhe të ligës më të fortë në Evropë. Besoj që këtij lajmi dhe atyre që do të pasojnë, e që lidhen me Kombëtaren, adhuruesit e basketbollit do të dinë t’i gëzohen”, ka deklaruar Belegu për basketbolli.com.
Nga na e tij, Doellman ,i cili edhe zyrtarisht e nënshkroi kontratën me FBK-në dhe kërkesën për nënshtetësi, kryetarit të FBK-së i shprehi entuziazmin e tij për përvojën e re dhe u zotua të mbroj ngjyrat e shtetit të ri me nder dhe përkushtim.