Odise Roshi edhe zyrtarisht është larguar nga skaudra ruse Akhmat Grozny.
Sulmuesi shqiptar është larguar nga skuadra ruse pas pesë viteve qëndrim dhe karrierën do ta vazhdoj në Hungari.
Në fakt futbollisti nga Fieri është vetëm i huazuar tek ekipi elitar hungarez Diosgyori VTK.
Klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin gjashtë mujor të shqiptarit.
Futbollisti nga Shqipëria ka bërë gjashtë paraqitje në futbollin rus këtë edicion, duke u rikthyer në formë optimale.
Ai ishte pjesë e skuadrës nga Grozny që prej vitit 2016, ku ka bërë 84 paraqitje duke realizuar 11 gola.
Kujtojmë që pjesë e ekipit hungarez Diosgyori ishte edhe reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani, por që u largua ditë më parë për ta vazhduar karrierën në Izrael.