×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Prishtina nënshkruan me ish-mesfushorin e Gjilanit

    Insajderi
    03 July 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Prishtinës e ka zyrtarizuar marrëveshjen me ish- mesfushorin e Gjilanit, Muhamed Useini, transmeton Insajderi.

    Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës – të cilltë përmes një njoftimi në Facebook, kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me kontratë dy-vjeçare me mesfushorin Muhamed Useini.

    33 vjeçari në tre vitet e fundit ishte pjesë e SC Gjilanit.

    Postimi i Prishtinës në Facebook, pa ndërhyrje:

    “𝙈𝙞𝙧𝙚̈𝙨𝙚𝙫𝙟𝙚𝙣 𝙈𝙪𝙝𝙖𝙢𝙚𝙙 𝙐𝙨𝙚𝙞𝙣𝙞!
    Mbrojtësi Muhamed Useini është lojtari i radhës që ka nënshkruar me FC Prishtinën.
    33-vjeçari nga Tetova vjen nga skuadra e SC Gjilanit ku ka luajtur me shumë sukses në tre-vitet e fundit.
    Useini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me “bardhekaltërit”.
    “Meti” ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.
    Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.
    Një ndeshje e ka edhe me reprezentacionin e Maqedonisë Veriore.
    Useini ka folur për aventurën e re për faqen zyrtare të klubit tonë.
    𝐀𝐫𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐭𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 – Për Prishtinën vendova pasi që më bindi projekti i klubit dhe trajneri Ismet Munishi. Lojtarët nuk mendohen dy herë kur ju vjen mundësia të aktivizohen për një klub si Prishtina.
    𝐊𝐨𝐦𝐩𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢 – Për mua do të thotë nder, kënaqësi dhe privilegj të aktivizohem për një klub të madh si Prishtina. Synimet janë që të komponohemi sa më shpejtë dhe të luajmë një futboll të bukur dhe ndeshje pas ndeshje t’i arrijmë qëllimet tona.
    𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢 – Tifozëve ju premtoj se do të japim më shumë se 100 përdind nga vetja që të shfaqim më të mirën tonë dhe besoj se sivjet do ta shikojnë një Prishtinë të fortë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark