×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Prishtina përforcohet me Ardi Ajdinin

    Insajderi
    04 July 2022 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina dhe mbrojtësi Ardi Ajdini kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim me ç’rast kanë nënshkruar kontratë trevjeçare.

    Ajdini më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut, ku edicionin e fundit i ka regjistruar 25 paraqitje me ekipin në Ligën e Parë dhe një ndeshje në Kupën e Kosovës, teksa e ka realizuar një gol.

    19-vjeçari një edicion më parë (2020/2021) ka luajtur edhe te Besa e Pejës në Superligën e Kosovës duke u paraqitur në 30 ndeshje dhe e ka realizuar një gol.

    Ajdini që është produkt i 2 Korrikut ka qenë pjesë e Kosovës U-17, U-19 dhe U-21. Ai është shprehur i lumtur që iu është bashkuar bardhekaltërve.

    “Për mua si prishtinas është kënaqësi dhe ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar të jem pjesë e klubit të qytetit tim dhe gjithashtu edhe klubit më të madh në vend”.
    “Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe puna e neve futbollistëve është që të angazhohemi maksimalisht që të kthehemi në krye të tabelës”.

    “Objektivi im është që ta shpaguaj besimin që klubi e ka treguar ndaj meje, unë do ta jap më të mirën nga vetja. Primare mbeten sukseset si ekip”.

    “Tifozëve të Prishtinës. posaçërisht Plisave u premtoj se do ta jap 100 për qind nga vetja dhe së bashku me shokët e ekipit dhe trajnerët do të arrijmë ta rikthejmë ekipin aty ku e ka vendin, në krye të tabelës”, ka thënë Ajdini për faqen e klubit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark