×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Qatip Osmani rikthehet te Shkëndija

    Insajderi
    16 September 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qatip Osmani është wshtw trajneri i ri i klubit shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija, shkruan Insajderi.

    Osmani rikthehet për herë të katërt te Shkëndija, pasi më parë ka qenë edhe në tri periudha të ndryshme, ku së fundmi u largua në vitin 2019 nga kuqezinjtë.

    Faqja zyrtare e Shkëndijës e ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me trajnerin 53-vjeçar.

    “’Qato’ kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron pesë trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason”, ka shkruar faqja zyrtare e Shkëndijës.

    Osmani ka fituar tre herë titullin e kampionit me Shkëndijën, në sezonin 2010/11, 2017/18 dhe 2018/19, derisa ka edhe dy Kupa të Maqedonisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark