Tashmë edhe zyrtarisht futbollisti kroat, Tomislav Sorsa ka ndarë rrugët me skuadrën e Gjilanit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë një titullar i rregullt te ‘Skifterat’, por pas përfundimit të kontratës i ka ndarë rrugët me gjilanasit.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Gjilani ka falënderuar Sorsën për kontributin e dhënë gjatë viteve 2020-2022.
“Faleminderit për kontributin Tomislav Sorsa, të urojmë gjithë të mirat në karrierë”, ka shkruar faqja e Gjilanit
Gjilani e ka mbyllur në pozitën e tretë këtë edicion dhe do të marrë pjesë në arenën ndërkombëtare, më saktësisht në Ligën e Konferencës.
/Insajderi.org