17:51 - 20 Janar 2023

Arsenali ka nënshkruar me lojtarin ofensiv të Brightonit, Leandro Trossard, në një kontratë afatgjatë.

Klubi londinez e ka zyrtarizuar transferimin e Trossardit të premten. Ai do të mbajë numrin 19 dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester Unitedit të dielën.

“Është punë e mirë nga të gjithë në klub për të finalizuar nënshkrimin e Leandros. Ai është një lojtar i gjithanshëm me aftësi të larta teknike, inteligjencë dhe një përvojë të madhe në Premier League dhe në nivel ndërkombëtar. Do ta forcojë skuadrën tonë”, ka thënë trajneri Mikel Arteta.

Raportohet se “Topçinjtë” kanë shpenzuar rreth 21 milionë funte për transferimin e belgut.

Arsenali është lider i Premier Leagues me 47 pikë, pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.