Komisioni i Disiplinës i UEFA-s, ka dhënë sot dënimin për Federatën Ruse të Futbollit për sa u përket ngjarjeve të ndodhura ne ndeshjen kundër Anglisë ne stadiumin “Velodrome” në Marsejë.
Për Rusinë u vendos një gjobë prej 150 mijë eurosh dhe përjashtimin e mundshëm nga “Euro 2016”, masë kjo e fundit që do të hyjë në fuqi menjëherë nëse në ndeshjet e mbetura të Rusisë do të ketë raste dhune brenda stadiumeve.
Rusia kthehet në fushë ditën e enjte përballë Sllovakisë.
Në këtë ndeshje do të kuptohet më mirë nëse tifozët rusë duan të shijojnë Europianin, apo të detyrojnë ekipin e tyre të kthehet në shtëpi para kohe. /Insajderi.com