Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se këtë vit ka pasur numër rekord të raportimeve të sinjalizimit për rastet e korrupsionit, ku shton se kanë iniciuar procedura për raste të konfliktit të interesit. Pra, zyrtarët që punojnë në institucione publike të vendit kanë pranuar të marrin mito.
“Ka procedura që kemi iniciuar për raste të konfliktit të interesit, ka një rast apo dy për sinjalizim që e kemi përcjellë në prokurori. Por kryesisht pjesa dërmuese ndërlidhen me deklarimin e pasurisë. Sa i përket konfliktit të interesit kemi një përgjigje të mirë të institucioneve. Nëse vitin e kaluar kemi pasur 230 raste që i kemi trajtuar për konflikt interesi, më shumë se 220 janë mbyllur për shkak se institucionet i kanë zgjidhur rastet e konfliktit të interesit. Kemi pasur më pak se 10, me të cilat kemi pasur ne obligim ku është dashur ose të kërkojmë masë disiplinore administrative ndaj zyrtarëve të caktuar, kemi pasur disa raste ku kemi kërkuar që procedurat e tenderimit të anulohen për shkak se është ndërlidhur në konflikt interesi, kemi pasur raste, tri apo katër raste ku procedurat e rekrutimit kemi kërkuar që të kthehen në pikën zero për shkak që procesi është i lidhur në konflikt interesi”, deklaron ai.
Mit-marrja konsiderohet vepër penale, por Buleshkaj tregon se zyrtarët publikë po vazhdojnë të pranojnë dhurata për kryerjen e detyrës zyrtare.
“E kemi parë që nuk po zbatohet si duhet ky element i ligjit për deklarimin e pasurisë, sepse i ka edhe dhuratat si pjesë të tij. Kemi themeluar një njësi, e cila është duke punuar më intensivisht tashmë për t’i ndërgjegjësuar të gjithë zyrtarët që nuk është e lejueshme marrja e dhuratave. Por edhe kur merret sipas ligjit duhet të regjistrohet dhe të raportohet e të jetë transparente për publikun. Sa i përket marrjes së mitosë ka informata, ne kemi një njësi që merret me rastet e sinjalizimit dhe aty kemi pranuar informata që në institucione të ndryshme kryesisht te prokurimi po ka raste ende ku po kërkohet mito. Këto raste i kemi inkurajuar që të shkojnë në prokurori dhe t’i paraqesin sepse janë vepra penale dhe nuk janë më shkelje administrative”, tha