×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Selami Krasniqi intervistohet për oksigjen në Komisionin mbi menaxhimin e pandemisë me COVID-19

    Insajderi
    25 November 2020 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i prokurimit të ShSKUK-së, Selami Krasniqi është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Emisioni i INDOKS:

    Ai para anëtarëve të këtij komisioni ka bërë të ditur se kontrata e parë për furnizim me oksigjen ka qenë në muajin prill, ndërsa kontrata e dytë e SHSKUK-së është bërë në muajin qershor.

    “Oksigjeni është kontraktuar me një kontratë më 23 prill 2020, dhe kontrata e rregullt ka qenë më 20 qershor 2020. Janë paraqitur kërkesa të shumta për oksigjen, por s’kemi pasur operatorë që të kontraktojmë për oksigjen”, tha ai.

    Krasniqi ka theksuar se të gjitha kontratat janë publike, por në rast se kërkohet nga komisioni, atëherë do të jenë të gatshëm që të dërgojnë një listë të plotë për këtë periudhë.

    I pyetur nga nënkryetari i komisionit Bekim Haxhiu nëse ka qenë në dijeni për duplikimin e kontratës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se çfarë ka ndërmarrë në këtë drejtim, Krasniqi tha se nuk ka qenë i informuar.

    Sa i përket duplifikimit të kontratave, edhe deputetja Fatmire Kollçaku-Mullhaxha ka pyetur nëse SHSKUK ka pasur kontratat të nënshkruara me operatorë ekonomikë, por që Krasniqi tha se të gjitha procedurat kryhen me shumë përgjegjësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark