×
  • Lajme
  • Lajme

    ​34-vjeçari qëllon për vdekje me thikë në qafë kunatin në Tiranë

    Insajderi
    01 January 2021 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të vitit të ri 2021 në Tiranë, ku një person ka qëlluar me thikë dhe ka vrarë kunatin e tij.

    Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji”, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

    Njoftimi i policisë:

    Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

    Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark