Insajderi
Biznes

​Abrashi premton përfundim të projekteve infrastrukturore në Podujevë

Insajderi
29 June 2020 - 17:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Abrashi premton përfundim të projekteve infrastrukturore në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ndoqi nga afër fillimin e punimeve në rrugën Herticë – Xehrore me gjatësi 3.4 km, ndërtimi i së cilës është një ndihmesë e madhe për bizneset dhe fermerët që po investojnë në fshatrat përreth.

Ministri Abrashi tha se punimet në këtë aks rrugor do të zhvillohen me dinamikën e paraparë, që të përfundojë brenda afateve.

Bashkë me ekipin e tij, ministri Abrashi vizitoi edhe disa projekte infrastrukturore që janë në proces të punimeve, në komunën e Podujevës.

Në takim me nënkryetarin e Podujevës, Nexhmi Rudarin, ministri Abrashi tha se do të ketë koordinim institucional dhe veprime të përbashkëta për rifillim sa më të shpejtë të punimeve në magjistralen Prishtinë – Podujevë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark