​Bananet ndihmojnë në trajtimin e depresionit - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    ​Bananet ndihmojnë në trajtimin e depresionit

    Insajderi
    10 December 2020 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bananet janë një frutë e pasur me kalium dhe për këtë arsye janë të shkëlqyeshme edhe për uljen e presionit të gjakut, si dhe vitamina B6, e cila forcon sistemin imunitar, dhe gjithashtu përmban fosfor, mangan, magnez, vitaminë A, acid folik dhe vitaminë C.

    Banania na siguron sasi të menjëhershme, mbështetëse, të fuqishme dhe ushqyese të energjisë. Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i vetëm dy bananeve në ditë siguron energji të mjaftueshme për 90 minuta. Kjo frutë tropikale është një vakt i shkëlqyeshëm për të filluar ditën. Hani një banane me një gotë qumësht me pak yndyrë dhe një fetë bukë të plotë për mëngjes dhe kjo do t’ju japë energji të mjaftueshme për një ditë të re.

    Por energjia nuk është e vetmja gjë që na jep banania. Ato na ndihmojnë të qëndrojmë në gjendje të mirë. Mund të na ndihmojë të kapërcejmë ose parandalojmë një numër të konsiderueshëm të sëmundjeve dhe kushteve duke u bërë një pjesë integrale e dietës sonë të përditshme.

    Bananet ndihmojnë në trajtimin e depresionit, anemisë, kapsllëkut, urthit, lehtësojnë simptomat e PMS, përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark