Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet beson se dita e sotme e zgjedhjeve lokale kaloi në një atmosferë paqësore dhe se Maqedonia Veriore ka treguar se po bëhet një demokraci e pjekur.
“Dua të përgëzoj të gjithë të zgjedhurit e pushtetit vendor, pavarësisht se nga cila parti vijnë. Kemi pasur zgjedhje të suksesshme dhe ky është një sukses i përgjithshëm politik, i cili tregoi se jemi një demokraci e pjekur, anëtare e NATO-s dhe vend që duhet të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Ndryshe, KSHZ-ja njoftoi se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve në rang vendi ka qenë 48.88 për qind. /AlsatM