​Deliu-Kodra: Kurti ua paguan rrymën serbëve në veri, ua shtrenjton shqiptarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deliu-Kodra: Kurti ua paguan rrymën serbëve në veri, ua shtrenjton shqiptarëve

    Insajderi
    20 January 2022 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra para deputetëve ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keq menaxhim të krizës energjetike.

    Në debatin parlamentar mbi ngritjen enorme të çmimeve, deputetja Kodra-Deliu theksoi se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Kurti po ua paguan rrymën serbëve në veri, ndërsa po ua shtrenjton shqiptarëve.

    “Qeverisje të mirë, e cila di të punojë, e di të angazhohet për qytetarët e Republikës së Kosovës kemi pak e nuk kemi hiq. Po ua paguani rrymën serbëve, ndërsa po ua shtrenjtoni shqiptarëve, imagjinoni. Vetëm në tremujorin fundit të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë 42 milionë euro për pagesën e rrymës në komunat veriore. Ka një kërkesë për tremujorin e parë të këtij viti për 30 milionë euro të tjera të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i paguajë. Pra, familjet kosovare për më keq, po i detyroni që jo vetëm të paguhet për veriun, por të paguhet edhe për bizneset”, tha Kodra-Deliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark