​Disa kryetarë ndërhyjnë në procesin e tenderimit publik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Disa kryetarë ndërhyjnë në procesin e tenderimit publik

    Insajderi
    08 December 2021 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarët e komunave ndërhyjnë në punën e zyrtarëve të prokurimi, respektivisht gjatë fazës së implementimit të planit të prokurimit.

    Kjo nga Iniciativa për Progres (INPO) po konsiderohet si shkelje ligjore.

    Qëndrim Arifi hulumtues i lartë në Iniciativa për Progres (INPO) gjatë publikimit të raportit “Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”, theksoi se rezultatet e hulumtimit tregojnë se asnjëra nga komunat e monitoruara nuk e ka planifikimin e prokurimit konform kërkesave ligjore, përkatësisht planin e prokurimit nuk e kanë hartuar me të dhënat e nevojshme dhe të sakta lidhur me aktivitetet e planifikuara.

    Arifi po ashtu ka komentuar edhe dështimin e emërimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), i cili theksoi se ky dështim nga Kuvendi do të sjellë pasoja për këtë sektor të prokurimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark