​Escobar dhe Lajçak takohen edhe me zëvendëskryeministrin Bislimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Escobar dhe Lajçak takohen edhe me zëvendëskryeministrin Bislimi

    Insajderi
    31 January 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin amerikan Gabriel Escobar si dhe atë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

    Bislimi i takoi të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit që këta dy të fundit patën me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Mediat janë lejuar vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk ka pasur deklarata të tjera.

    Ndryshe në adresimin e përbashkët për media me Escobar dhe Lajçak, Kurti tha se mbesin të angazhuar për dialog pa u cenuar integriteti dhe sovraniteti i vendit, ndërsa të dy emisarët deklaruan se bisedimet mbesin rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve të të dyja vendeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark