×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Escobar: SHBA qëndron pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran e civil

    Insajderi
    11 November 2021 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe civil, njoftoi Ambasada amerikane në Podgoricë pas takimit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me kryeministrin Zdravko Krivokapiq.

    “Në takim, Escobar inkurajoi Krivokapiq që të mbajë fokusin e qeverisë në reformat e nevojshme për të përshpejtuar pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian,” tha ambasada e SHBA në një postim në Twitter.

    Shtohet se Escobar inkurajoi një integrim më të fortë ekonomik të rajonit.

    “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe civil,” tha ambasada e SHBA në një deklaratë.

    Escobar filloi një vizitë tre-ditore në Mal të Zi me një takim me presidentin Milo Gjukanoviq të mërkurën.

    Siç është raportuar nga Ambasada e SHBA në Mal të Zi të mërkurën, Escobar theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për “korrupsionin e rrënjosur në vend” dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark