​Facebook vendos aksidentalisht qindra-miliona fjalëkalime në vend të pasigurt - Insajderi
×
Teknologji

​Facebook vendos aksidentalisht qindra-miliona fjalëkalime në vend të pasigurt

Insajderi
22 March 2019 - 10:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mijëra punonjës të Facebook mund të kenë pasur qasje në fjalëkalimet e përdoruesve të Facebook dhe Instagram.

Facebook ka ruajtur qindra-miliona fjalëkalime përdoruesish në skedarë të thjeshtë, ka pranuar rrjeti social.

Gabimi u zbulua në një blog që detajon se si fjalëkalimet ishin ruajtur në një format të lexueshëm brenda sistemeve të brendshme të ruajtjes së të dhënave.

Pedro Canahuati, zëvendës presidenti i Facebook në lidhje me inxhinierinë, sigurinë dhe privatësinë, tha se fjalëkalimet ishin të dukshme për punonjësit e Facebook-ut, por pohuan se nuk kishte dëshmi se dikush kishte abuzuar me to.

“Ne do të njoftojmë qindra miliona përdorues të Facebook Lite, dhjetëra-miliona përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra-mijëra përdorues të Instagram”, shkroi ai.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne se mbrojtja e informacionit të njerëzve dhe do të vazhdojmë të bëjmë përmirësime si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme të sigurisë në Facebook”, shtoi Canahuti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark