×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Greqia heq kufizimet në fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia Veriore

    Insajderi
    21 March 2021 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Greqia ka hequr kufizimet në fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilat ishin vendosur për të frenuar përhapjen e COVID-19, njoftoi sot Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (YPA).

    Të gjithë udhëtarët nga jashtë do të duhet ende të tregojnë një rezultat negativ në testin COVID-19, i bërë brenda 72 orëve nga mbërritja e tyre, deklaroi YPA.

    Ata gjithashtu do të duhet të jenë në karantinë në shtëpi ose në vendin e tyre të banimit për shtatë ditë, raporton Reuters.

    YPA gjithashtu rriti kufirin për vizitorët nga Rusia në 4.000 në javë krahasuar me 500 më parë, në fluturimet në aeroportet në Athinë, Selanik dhe Heraklion në Kretë.

    Pasagjerët nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i nënshtrohen një testi të shpejtë të detyrueshëm COVID-19 pas mbërritjes në Greqi, shtoi YPA.

    Pasagjerët nga Britania duhet të bëjnë një provë tjetër pas skadimit të karantinës së tyre shtatë ditore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark