​“Kam me ta marr shpirtin”, 30 ditë paraburgim për kanosje ndaj zyrtarit policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Kam me ta marr shpirtin”, 30 ditë paraburgim për kanosje ndaj zyrtarit policor

    Insajderi
    06 October 2021 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit L.A., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

    I pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kërcënuar zyrtarin policor B.V. në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas masave antiCOVID, i njëjti iu drejtohet me fjalë “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”, ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim tek i dëmtuari.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark