​Konsumi i energjisë elektrike rritet në 23.11 për qind - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Konsumi i energjisë elektrike rritet në 23.11 për qind

    Insajderi
    12 November 2021 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar bilancin i energjisë për tremujorin e tretë 2021.

    Vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit gjatë kësaj periudhe ishte rreth 1.88 milionë ton, ndërsa sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 358.2 GWh dhe në hidrocentrale rreth 41.1 GWh.

    Gjatë kësaj periudhe janë importuar 919.9 GWh energji elektrike, derisa janë eksportuar 841.7 GWh energji elektrike.

    Në tremujorin e tretë 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 125.9 GWh energji elektrike, ose 23.11 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark