​Kriza energjetike, Berisha: Prokurori i Shtetit të nisë hetime për humbjet që po i shkaktohen Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kriza energjetike, Berisha: Prokurori i Shtetit të nisë hetime për humbjet që po i shkaktohen Kosovës

    Insajderi
    24 January 2022 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka akuzuar Qeverinë Kurti për krizën energjetike në Kosovë, duke kërkuar njëherësh nga Prokurori i Shtetit të nisë hetimet në lidhje me humbjet energjetike.

    Ai në debatin parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka përsëritur se rritja e çmimeve të energjisë elektrike është e jashtëligjshme dhe se PDK-ja është kundër kësaj rritjeje.

    “Kriza energjetike në Kosovë nuk erdhi si rezultat i krizës globale sepse Kosova nuk u ndikua nga kriza globale energjetike… Kosova nuk varet as nga gaz-përçuesi Gazprom, as Nord Stream, as naftësjellësit, as nga kriza politike në Rusi e Ukrainë dhe këto arsyetime nuk qëndrojnë. Kryeministri dhe Qeveria e tij e solli këtë krizë si rezultat i keqmenaxhimit sepse nuk u krijuan rezervat energjetike me kohë, u ndërhy me urdhra politik në riparimet e KEK-ut pa u bërë inspektimet e duhura dhe për pasojë krijuan avari në bllokun 2 duke shkaktuar miliona euro për KEK-un dhe Kosovën. Tani po keqpërdorni para për të ashtuquajturin ekspert dhe për këtë kisha kërkuar nga Prokurori i Shtetit të nisë hetime për këto humbje të qëllimshme që po i shkaktohen Kosovës”, tha Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark