×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kroaci: 67% e personave të testuar kanë llojin britanik të koronavirusit

    Insajderi
    01 April 2021 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Willy Berosh, informoi sot qeverinë kroate për situatën epidemiologjike dhe vuri në dukje se 67 për qind e atyre që testohen në vend kanë llojin britanik të virusit korona.

    “Rritja e numrit të të infektuarve rishtas (2.422) flet shumë për seriozitetin e situatës. Sot, ka dy herë më shumë njerëz në respiratorë krahasuar me fillimin e marsit. Deri më sot, ka 144 persona në aparat respirator, “tha Berosh në pjesën e hapur të seancës së qeverisë.

    Duke pasur parasysh festat e Pashkëve, ai tha se infeksioni mund të parandalohet duke respektuar masat.

    Duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat, Berosh tha se 540.845 doza vaksine u dorëzuan në Kroaci, nga të cilat 463.003 ose 86 për qind u përdorën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark