​Musliu-Kurtit: Rri more rri, mos u frikëso o kryeministër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Musliu-Kurtit: Rri more rri, mos u frikëso o kryeministër

    Insajderi
    24 January 2022 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti në momentin kur ajo po fliste në Kuvend rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

    Kurti, pasi deputetja Musliu nisi akuzat ndaj tij, doli nga seanca. Kjo shkaktoi reagimin e Musliuu e cila i kërkoi që të kthehej në seancë. Madje, në gjithë këtë ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca duke i thënë Musliut “Mos ma kërcëno kryeministrin Gane”.

    “Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve… Si rezultat ky kombinim… Rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… SI rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i supershfajësimeve… Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha Musliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark