Insajderi
Biznes

​Naftëtarët me letër-kërkesë për kryeministrin Kurti

Insajderi
21 February 2020 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot ka dërguar një letër kërkesë kryeministrit Albin Kurti, për rregullimin e tregut të naftës, për çka kërkohet që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së.

Ata thonë se kategorikisht kanë qenë kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit, por kërkesa e tillë ka hasur në vesh të shurdhët deri më tani.

“Një prej standardeve të BE-së është distanca në mes të pikave të karburantit, në rrugë lokale-komunale prej 5 deri në 10 km, rrugë magjistrale prej 10 deri në 15 km, si dhe rrugë autostrada prej 20 deri në 25 km. Andaj ne kërkojmë nga ju që të merrni masa sa ma shpejtë lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme pasi që jemi shteti më i vogël në botë, por me ma se shumti pika karburanti në botë”, kështu thuhet në letër kërkesën dërguar kryeministrit Kurti.

Më tej n ë letër thuhet kërkojnë nga kryeministri që të marrin masa që ky kriter të respektohet në tërësi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark